Ekonomi

Millennials nuk e vranë ekonominë. Ekonomia i vrau Millennials.

 Derek Thompson-Kur një institucion amerikan deklarohet i vdekur, mediet kërkojnë të drejtojnë gishtin tek i njëjti i dyshuar i zakonshëm përpara gjykatës së opinionit publik: gjenerata e millennials-ave.Mbi 80 mln njerëz të lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mes 1980-ave të hershme dhe të 1990-ave të vona janë të akuzuar për vrasjen e shenjave të ndryshme të jetës moderne. Lista e të ndjerëve përfshin golfin, dyqanet, McDonalds McWrap, dhe konservat me ton. Millennials grisën pecetat, hodhën poshtë majonezën, dhe me mëshirë u prirën drejt divorcit dhe Applebeeve (hamburgera plus grilla) dhe disa krimeve moderne përpara se të diplomoheshin: “A e vranë Millennials Serendipity?” Me nivelin kombëtar të vrasjeve në rënie në afatgjatë, mund të thuhet se Millennials po vrasin vrasjen.

Por sipas një raporti më të fundit nga ekonomistët e Rezervës Federale, kjo lloj analize lajmi është një film i vërtetë.
Kur kërkuesit shkencorë krahasuan zakonet e të shpenzuarit të Millennials me ato të të rinjve të viteve të mëparshme, si Baby Boomers dhe Gen Xers, ata konkluduan që “Millennials nuk shfaqen të kenë preferencë për konsum që ndryshojnë prej gjeneratave të mëparshme.” Ata gjithashtu gjetën që “Millennials janë më të tërhequr se brezat e mëparshëm kur ishin të rinj, me të ardhura më të ulëta, më pak asete dhe më pak mirëqënie.”


“Millennials nuk shfaqen të kenë preferencë për konsum që ndryshojnë prej gjeneratave të mëparshme.” Ata gjithashtu gjetën që “Millennials janë më të tërhequr se brezat e mëparshëm kur ishin të rinj, me të ardhura më të ulëta, më pak asete dhe më pak mirëqënie.”

Millennials nuk po i shkaktojnë gjë ekonomisë. Është ekonomia që po i shkakton Millennialsave.
Historia ime me të akuzuarit i ka fillesat vite të shkuara.

Në 2012, publikova një artikull me Jordan Weissmann, tani një shkrimtar tek Slate, i quajtur “Gjenerata më e lirë.” Ai kryeartikull—që na futi në telashe sepse ishte gjëja e vetme që shumë njerëz lexuan—ishte paksa e keqdrejtuar. Pyetja më e thellë ishte nëse Rënia e Madhe mund të reduktonte përkohësisht shijen e njerëzve të rinj për shtëpi dhe makina —dy prej motorrëve më kryesorë të ekonomisë.

Për vite me radhë, gazeta të ndryshme, përfshirë The Washington Post dhe Pew Research Center, vazhduan të raportonin se të rinjtë po blinin më pak makina dhe shtëpi se ata të gjeneartave të mëparshme në të njëjtën periudhë të jetës së tyre. Në 2016, rreth 34 % e amerikanëve nën 35 kishin në pronësi një shtëpi; kur Boomers dhe Gen Xers ishin nën 35, rreth gjysma e tyre kishin në pronësi një shtëpi.

Por fakti që të rinjtë po blejnë më pak shtëpi dhe makina nuk tregon që ata duan më pak shtëpi dhe maikna.Kjo mund të jetë tregues thjesht i pamundësisë së tyre. Ky përfundim tani mbështetet nga hulumtimi i Rezervës Federale.

Ekonomistët e Fed zbuluan se depresioni në lidhje me shkallën e zotërimit të shtëpive midis Millennials ishte tërësisht për të ardhurat dhe përballueshmërinë. Boomersat e rinj dhe Gen Xers e rinj bënë më shumë para në mënyrë domethënëse në të njëjtën periudhë të jetës , thanë ata, dhe kontrolli i të ardhurave dhe punësimit fshiu të gjitha dallimet e gjeneratave.

Po kaq e rëndësishme është se, shtëpitë në SHBA janë më pak të përballueshme se ç’kanë qenë. Referur Qendrës Joint pranë Universitetit Harvard mbi Studimet e Strehimit, çmimi tipik i shitjes e një shtëpie ekzistuese të vetme në vitin 2017 ishte 4.2 herë më e madhe se të ardhurat mesatare të familjes; që është 30 % më e lartë se në 1988. Situata paraqitet më e keqe në disa qytete. Që prej 1980 të vona, raportet e çmimeve ndaj të ardhurave janë më shumë se dyfishuar në zonat e metrosë si Miami, Denver dhe Seattle. Në San Francisko, çmimi mesatar i shtëpive u dyfishua në vetëm pesë vjet në më shumë se 1.6 milionë dollarë. Kjo falë dëshirës për avokados.

Për makinat: Raportet e lajmeve ndonjëherë e shohin se mosha mesatare e blerësve të makinave të reja po rritet shpejt, gjë që e përmby mendimin e mëparshëm. Por sipas ekonomistit të Fed, Christopher Kurz, ai ka treguar në disa studime, që faktoidi është disi çorientues (*factoid- informacion jo i besueshëm që raportohet dhe përsëritet aq shpesh sa që të pranohet si fakt.)

Të rinjtë sot blejnë të njëjtin numër maiknash për frymë që kanë blerë në 2005, në kulmin e fluskës së shtëpive. Mosha mesatare e atyre që blejnë makina po rritet tërësisht sepse amerikanët që janë më të vjetër se 55 po blejnë më shumë makina të reja se sa 20 vite më parë. Në 1995, amerikanët mbi 55 blenë rreth 1/3 e të gjitha makinave të reja. Sot ata po blejnë gati 2/3.

Është gjithashtu e vërtetë se Millennials shpenzojnë më pak se gjeneratat paraardhëse për transportin. Por gjithkush po shpenzon më pak. Sipas Fed, shpenzimi total për transport si pjesë e buxhetit të familjes ka rënë me gati 5 për qind në 30 vitet e fundit. Ndoshta kjo është për shkak se njerëzit mbajnë makinën e tyre për më gjatë, ose zgjedhin të blejnë një makinë më efikase që kërkon më pak riparime.

Ose ndoshta është rezultat i rënies së kostove të makinave të reja për shkak të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut, e cila zhvendosi disa punë të prodhimit të makinave në Meksikë.
Së fundi ekonomistët zbuluan se “nuk ka ndonjë evidencë që Millennials të kenë preferencë më të ulët për blerje makinash se gjeneratta e mëparshme.” Çështje e mbyllur.

Është tipike për Millennials të mbajnë fajin për ndryshimet dramatike kulturore dhe ekonomike kur krimi i tyre i vetëm është se po sillen si gjithë të tjerët. Për shembull, vitin e kaluar The Wall Street Journal publikoi një raport që përmendte të rinjtë për vrasjen e dyqaneve ushqimore. Prova? Konsumatorët e moshës 25 në 34 vjeç po shpenzojnë më pak në dyqanet ushqimore tradicionale se prindërit e tyre’gjenerata e 1990-ës. Një mallikim. Por, pas ekzaminimit më të thellë të kësaj situate, stanjacioni i dyqaneve ushqimore është një histori komplekse që i implikon të gjithë. Amerikanët e të gjitha moshave i drejtohen dyqaneve më të leverdisshme, si CVS, dyqaneve shumë të mëdha, si Walmart, që e marrin ushqimin ta hanë në shtëpi, dhe këto institucione nuk llogariten zakonisht si ushqimorë në të dhënat e qeverisë. Megjithatë, amerikanët e të gjitha moshave po hanë gjithmonë e më shumë nëpër restorante. Ata që shpenzojnë më shumë në ristorante? Nuk janë 20-vjeçarët, por ata mbi 65 vjeç.

Në tablonë më të madhe—prej makinave dhe shtëpive tek restorantet dhe dyqanet ushqimorë—Millennials nuk janë vrasës serialë. Ata janë scapegoats serialë (Teoria e scapegoats i referohet tendencës për të fajësuar dikë tjetër për problemet e veta, një proces që shpesh rezulton në ndjenja të paragjykimit ndaj personit ose grupit që po fajëson. Bërja e scapegoating shërben si një mundësi për të shpjeguar dështimet ose keqdashjet, duke ruajtur imazhin pozitiv të vetes.)
Nëse ka një kategori në të cilën gjenerata e lindur mes 1980-ave të hershme dhe 1990-ave të vona është vërtet e ndryshme, është politika.

Të rinjtë nuk janë vetëm në të majtë të vendit, por edhe në të majtë të gjeneratave të mëparshme të të rinjve. Në zgjedhjet kombëtare, Millennials votuan për demokratët ndaj republikanëve me diferencë të paprecedentë. Ata janë shumë më të hapur të hapur ndaj fushave të ndryshme të socializmit, përfshirë demokracinë sociale dhe socializmin demokratik. Ashtu siç kam shkruar duke përmbledhur pikëpamjet e tyre politike në 2016, Millennials “mendojnë se ata janë si gjenerata e varfër e Amerikës dhe kujdestarët e saj moral – që mungojnë në listën e pagave, por që janë të pranishëm në revolucion.”


Të rinjtë nuk janë vetëm në të majtë të vendit, por edhe në të majtë të gjeneratave të mëparshme të të rinjve. Në zgjedhjet kombëtare, Millennials votuan për demokratët ndaj republikanëve me diferencë të paprecedentë. Ata janë shumë më të hapur të hapur ndaj fushave të ndryshme të socializmit, përfshirë demokracinë sociale dhe socializmin demokratik. Ashtu siç kam shkruar duke përmbledhur pikëpamjet e tyre politike në 2016, Millennials “mendojnë se ata janë si gjenerata e varfër e Amerikës dhe kujdestarët e saj moral – që mungojnë në listën e pagave, por që janë të pranishëm në revolucion.”

Pse të rinjtë duhet të ndiejnë një entuziazëm të tillë revolucionar? Ndoshta nuk është për shkak se Millennials e kanë hedhur poshtë ëndrrën amerikane, por sepse ekonomia jo vetëm që e ka bllokuar rrugën e tyre për ta arritur atë, por i ka dënuar ata për t’u përpjekur.

Millennials janë brezi më i arsimuar në historinë e SHBA-ve deri tani. Ata hynë në një kontratë shoqërore që thoshte: Çdo gjë do të funksionojë, nëse së pari shkon në kolegj. Por me rritjen e kostos së kolegjit, miliona të rinj morën kredi studentore për të përfunduar studimet e tyre. Të diplomuarit nën 35 vjeç kanë gati 50 përqind më shumë gjasa se anëtarët e Gen X të kenë kredi studentore dhe bilanci i tyre mesatar është rreth 40 përqind më i lartë se ai i gjeneratës së mëparshme.
Dhe si u përfshinë ata në gjithë këto borxhe? “Të ardhura më të ulëta, më pak pasuri dhe më pak mirëqënie”-thotë rezerva Federale. Borxhi i studentëve e ka bërë më të vështirë për miliona të rinj që të blejnë një shtëpi, pasi “mbajtja e borxhit shoqërohet me një normë më të ulët të pronësisë për shtëpi, pavarësisht nga lloji i shkallës”, siç shkruan ekonomistët e Fed në një studim të mëparshëm. Me fjalë të tjera, të rinjtë morën borxhe për të ndjekur kolegjin, vetëm për të zbuluar se kostoja e kolegjit do ta shtynte ëndrrën amerikane më tej.

A është çudi që Millenials janë të etur për të përmbysur një sistem që i ka mashtruar ata në një histori të përparimit të përhershëm, i ka zhytur në borxh, ka ulur pagat e tyre, i ka ndarë ata nga të mirat e të rriturve dhe më pas, për një masë të mirë i ka fajësuar ata duke shkatërruar konervat me ton peshku?
Kur sociologu i shekullit të 20-të, James Choëning Davies, studioi konvulsione politike të Francës dhe Rusisë së shekullit të 20-të, ai vërejti se kushtet për revolucionin po përsëriteshin “kur një periudhë e zgjatur e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror ndiqet nga një periudhë e shkurtër ndryshimi të mprehtë. “Këto revolucione ndodhën, tha ai, kur një grup i madh njerëzish mendonin se realiteti kishte rënë papritur nga pritjet e tyre për zhvillimin social apo ekonomik.

Millenals-ave u premtoi paga, shtëpi dhe makina në rritje; ata morën 140 karaktere. Në rregull,në rregull, 280 karaktere. Kjo nuk është asgjë për të jetuar. Por është e mjaftueshme për të artikuluar në mënyrë efikase luftën e njëri-tjetrit së bashku me 80 milionë bashkëmoshatarë të frustruar, të cilët janë të shigjetuar në një sistem që vazhdon të gjejë mënyra të reja për të markuar viktimat e reja ekonomike si kriminelë kulturorë.

*Burimi: MSN News


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë