Një grup miliarderësh, mbështetës të Donald Trump u organizuan për të ndihmuar ish-presidentin amerikan të mbledhë një obligacion prej rreth 500 milionë dollarësh, ndërsa ai apelon një gjykim potencialisht shkatërrues kundër kompanive të tij, raporton Reuters.
Shuma do të paguajë gjobën 454 milionë dollarëshe të vendosur nga gjyqtari i Nju Jorkut Arthur Engoron muajin e kaluar, përshkak të akuzave ndaj Trump.
Megjithëse Trump po apelon vendimin, ai duhet të paguajë shumën për të mbrojtur asetet dhe llogaritë e tij.
Themeluesi i fondeve të investimeve, John Paulson dhe manjati i energjisë Harold Hamm ndihmuan në mbledhjen e fondeve për të mbuluar faturën, thanë burime anonime për Reuters. Një donator tjetër i paidentifikuar ofroi 10 milionë dollarë për këtë përpjekje, tha një burim.
Është e paqartë se sa para ka premtuar njëri prej miliarderëve, megjithëse një burim tha se shuma e plotë ishte mbledhur deri në fund të fundjavës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




