Gazeta Si – Leao dëshiron të qëndrojë te Milani dhe Milani dëshiron ta mbajë Leaon. Vullneti i të dyja palëve është i qartë, por kjo nuk mjafton për firmën e rinovimit të kontratës që skadon në qershor të 2024-ës. Pse? E thjeshtë, duhen paratë.
Portugezi aktualisht fiton ‘vetëm’ 1 milion e gjysmë eruo dhe është e qartë se duhet gjetur shifra e përshtatshme për pagesën. Lojtari më i mirë i kampionatit të kaluar, kur Milani fitoi titullin kampion, kërkon 7 milionë euro, që për momentin është një shifër e papërballueshme për klubin kuqezi.

Tratativat kanë nisur prej muajsh dhe Paolo Maldini po përpiqet me çdo mënyrë të gjejë një zgjidhje. Duhet një sforco ekonomike nga pronarët e rinj. Edhe Kardinale e konsideron prioritet rinovimin me Leaon dhe marrëveshja mund të mbyllet me 6 milionë euro për 5 vjet.
Por kjo nuk është e vetmja nyje e kësaj çështjeje të rëndësishme. Është edhe rimbursimi prej 19 milionë eurosh që duhet bërë në arkat e Sportingut të Lisbonës për zgjidhjen e njëanshme të kontratës në vitin 2018.
Për këtë arsye Maldini, siç shkruajnë në Portugali, ka takuar drejtuesit e Sportingut, me të cilët ka diskutuar për një ulje të mundshme. Zgjidhja duket ende larg, por duhet vepruar në kohë për të mos humbur fuqinë e shitjes së mundshme verën e ardhshme.
Milani duhet të vendosë, nëse duhet të investojë 65 milionë euro për portugezin: 50 milionë euro për kontratën dhe 15 milionë euro për Sportingun.
Leao nuk ka në plan ta lërë Milanin, e ka treguar me vendimin për të refuzuar Çelsin. Sulmuesi anësor është rritur shumë me fanellën kuqezi dhe e di shumë mirë vlerën e tij. Dhe ato 7 milionë euro të kërkuara nuk janë një çmenduri, nëse bëhet krahasimi me pagat e kampionëve të tjerë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




