Gazeta Si – Milani vazhdon rrugëtimin perfekt në Serinë A, duke mundur 1-2 Romën në ‘Olimpico’ në javën e 3-të dhe duke mbajtur kryesimin me pikë të plota. Në ndeshjen hapëse të kësaj jave, skuadra e Stefano Piolit arrriti të fitojë, falë dy liderve të saj, Zhiru dhe Leao.
Francezi zhbllokoi shifrat me penallti vetëm pas 9 minutash, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë portugezi dyfishoi me një gjuajtje në formë gërshëre. Milani mbeti me 10 lojtarë gjatë gjysmëorëshit të fundit, sepse Tomori u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Në kohën shtesë Spinacola vetëm sa ngushtoi diferencën në 1-2, pas një devijimi të Kalulut. Kuqezinjtë rezistuan dhe u kthyen në shtëpi me suksesin e 3-të radhazi, duke qenë të vetëm në krye për momentin, në pritje të ndeshjeve të Napolit dhe Interit. Roma u duk konfuze dhe në në krizë, me vetëm 1 pikë në këto tri javë kampionat.
I would do anything to see Rafael Leão in a Chelsea shirt next season.
— Futbol Chelsea (@FutbolCheIsea) September 1, 2023
pic.twitter.com/Jj2eBxPzOu
Para ndeshjes Roma bëri prezantimin e Romelu Lukakut, i cili debutoi me fanellën verdhekuqe në pjesën e dytë. Milani në anën tjetër e mbylli merkaton me afrimin e sulmuesit serb Luka Joviç, pasi ranë poshtë pistat e Taremit të Portos dhe Mir të Seviljes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




