Gazeta Si – Nis me një pikë aventura e Milanit në fazën e grupeve të Championsit. Kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 ndaj Njukastëllit në ‘San Siro’.
Skuadra e Stefano Piolit dominoi pjesën e parë, nuk rrezikoi pothuajse asgjë dhe shpërdoroi raste shënimi në portën e anglezëve. Edhe në pjesën e dytë, që ishte pak më e bllokuar, Milani arriti të krijonte raste, por pa mundur ta çante murin e ngritur nga Tonali me shokë.

Një gjysmë hapi fals për Piolin, që nuk mundi të bënte kthesën pas atij zhgënjimi të madh të pësuar në derbin me Interin. Milani humbi në fund edhe portierin Maignan për shkak dëmtimi dhe ky është një tjetër lajm i keq.
Ndeshja tjetër e luajtur në orën 18:45, ajo mes Jang Bojs dhe Lajpcigut, është fituar 1-3 nga gjermanët. Vlen të theksohet se kjo ndeshje është gjykuar nga një treshe arbitrash shqiptarë, me kryesor Enea Jorgjin dhe asistentë të tij Ridigers Çokajn dhe Denis Rexhën. Kjo është hera e parë që arbitrat shqiptarë gjykojnë në këtë nivel, në fazën e grupeve të Championsit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




