Gazeta Si – Një video e klubit italian evidenton elementin kryesor të dizajnit të ri të fanellës, gërmën “M”, që krijon lidhjen mes emrit të ekipit dhe qytetit të Milanos. Mes imazheve edhe futbollistja me origjinë kosovare. Debutimi në ndeshjen kundër Veronës.
Milani ka prezantuar zyrtarisht para javës së fundit të kampionatit fanellën e re. Me një njoftim zyrtar, klubi ka prezantuar fanellën për ndeshjet në shtëpi, të krijuar nga Puma, për sezonin 2023-24. Kjo fanellë është frymëzuar nga qyteti. Ka një “M”, që bën lidhjen mes Milanos dhe klubit kuqezi, me ‘vështrime’ të ndriçuara nga drita të kuqe dhe të zeza për të simbolizuar pasionin për Milanin në botë.
Sempre ℳ, sempre ℳilan ❤🖤
— AC Milan (@acmilan) June 1, 2023
Introducing the 2023/24 #ACMilan x @pumafootball Home Kit
#MilanXMilan #SempreMilan pic.twitter.com/KHmAhhE5Ev
Vijat tradicionale janë zëvendësuar nga një grafikë ndryshe. Mes imazheve që kanë bërë prezantimin e fanellës së re janë Zhiru, kapiteni Kalabria, Tomori, Thiau, De Ketelaere, Maignan dhe Leao. Në videon e prezantimit janë edhe lojtaret e skuadrës së femrave, Kosovare Asllani dhe Nesrine Bahlouli.
Fanellat e reja mund të fjendet në dyqanet e Pumas, në sitin online dhe Milan Store.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




