Gazeta Si – Tijani Reijnders është një lojtar i Milanit. Holandezi vjen nga AZ Alkmar dhe kushton 23 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset. Ai ka formosur një kontratë 5-vjeçare me klubin kuqezi.
“AC Milan me kënaqësi njofton blerjen e plotë të Tijani Reijnders nga AZ Alkmar. Mesfushori ka firmosur me klubin tonë deri më 30 qershor 2028”, – shkruhet në komunikatën zyrtare të klubit italian.
I kërkuar me ngulm nga trajneri Stefano Pioli, Reinders vjen pas një sezoni si protagonist me klubin holandez. Në 54 ndeshje në të gjitha kompeticionet ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 12 asiste. Mesfushori 24-vjeçar do të bashkohet menjëherë me grupin për turneun amerikan, ku do luhen miqësore me Real Madrid, Juventusin dhe Barcelonën.
🇳🇱 𝐓𝐢𝐣𝐣𝐚𝐧𝐢 𝐑𝐞𝐢𝐣𝐧𝐝𝐞𝐫𝐬 ✍
— AC Milan (@acmilan) July 19, 2023
Official Statement 👉 https://t.co/lknfbVxksN
Comunicato Ufficiale 👉 https://t.co/lgoaJcq44Y#ACMQuest #SempreMilan @T_Reijnders pic.twitter.com/pvF4gmmEGF
Reijnders pritet të zërë vend në formacionin e trajnerit Pioli. Në krah të tij, në pritje të Benaser që kthehet në 2024-ën dhe ndoshta të Musah që mund të vijë nga Valencia, do të jetë një ekspert si Loftus-Çik.
Mesfushori ka lindur në Zvolle, më 29 korrik 1998. Ai është rritur te të rinjtë e Tuentes, ku qëndroi deri në 2015-ën, më pas një sezon te Zvolle dhe pastaj kalimi tek AZ Alkmar. Në kampionatin holandez numëron 105 ndeshje, 9 gola dhe 11 asiste. Më 29 maj 2023 u grumbullua për herë të parë nga Holanda. Tijani Reijnders do të mbajë fanellën numër 14, si legjendari Johan Krojf.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



