Futboll

Milani me ‘kocka të thyera’ në Londër, Broja pret shansin nga stoli

Gazeta Si – Milani është në emergjencë për ndeshjen e sotme me Çelsin në Ligën e Kampionëve. Trajnerit Pioli i janë shtuar shumë mungesat kohët e fundit dhe për transfertën e sotme duhet të modifikojë formacionin. Dhe për më tepër i duhet të përballojë një skuadër të fortë, si Çelsi.

Kuqezinjtë nuk kanë të gatshëm sot portierin Maignan, Kjaer, Kalabrian, Teo Hernandez, Saelemaekers, Florencin dhe Ibraimoviçin. Edhe Mesias dhe Origi janë në dyshim, që do të thotë gati një skuadër e tërë. Hapësirë në mbrojtje pritet të kenë Kalulu dhe Balo Toure.

Armando Broja. Gazeta Si, 5 tetor 2022

Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, do të jetë në stol. Në sulm Çelsi pritet të luajë me dyshen Sterling-Havertz. Ndoshta në pjesën e dytë do të ketë minuta edhe për sulmuesin kuqezi, i cili është në kërkim të golit të parë.

Në ndeshjet e tjera që luhet sot, Juventusi pret Makabi Haifan, kurse Real Madrid Shakhtarin.

Liga e Kampionëve
Sot, ora 18:45
Lajpcig-Selltik
Salcburg-D.Zagreb
Ora 21:00
Benfika-PSG
Çelsi-Milan
Juventus-Makabi Haifa
Mançester Siti-Kopenhagen
Real Madrid-Shakhtar
Sevilja-B.Dortmund


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë