Futboll

Milani ka gati edhe blerjen e 10-të, kthehet në modë sulmuesi Mehdi Taremi

Gazeta Si – Fitorja në Bolonja solli buzëqeshje në kampin e Milanit, megjithatë klubi vazhdon të shohë në merkato dhe konkretisht për një sulmues. Pas zyrtarizimit të mbrojtësit Pelegrino, pritet edhe goditja e 10-të dhe kuptohet që vëmendja është te sulmi.

Dyshja Furlani-Monkada kërkon t’i dhurojë Piolit edhe zëvendësuesin e Zhiru, pasi sezoni është i gjatë, me shumë impenjime. Emrat e kandidatëve mbeten po ata: Ekitike, Broja, por edhe Taremi, që së fundi është kthyer në modë.

Mehdi Taremi, sulmuesi i kerkuar nga Milani. Gazeta Si, 23 gusht 2023

Hugo Ekitike po diskutohet më shumë, pasi është jashtë planeve të PSG-së, por ai po ndiqet njëkohësisht edhe nga klube të tjera, si Lioni, Eintraht Frankfurt dhe Uest Hemi. Milanit do t’i duhet më shumë kohë për francezin, prandaj dhe Mehdi Taremi është kthyer në modë te kuqezinjtë.

Javën e kaluar Milani bëri një tjetër tentativë me Porton, që kërkon një shifër të lartë, 15-20 milionë euro për sulmuesin me kontratë deri në 2024-ën. Mund të ketë sërish përpjekje nga Milani para mbylljes zyrtare të merkatos për lojtarin iranian. Por mund të ketë edhe ndonjë surprizë të minutës së fundit, si Broja dhe Lukaku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë