Futboll

Milani dorëzohet lehtë ndaj Çelsit, Juventusi gjen fitoren e parë në Champions

Gazeta Si – Liga e Kampionëve ka mbyllur edhe xhiron e tretë me ndeshjet e grupeve E, F, G dhe H, që u luajtën mbrëmjen e sotme. Skuadrat e mëdha kryesisht kanë respektuar parashikimet në këto ndeshje me rezultatet e arritura. Bie në sy humbja e thellë e Milanit.

Pritej që skuadra e Piolit të haste vështirësi, sepse kishte shumë mungesa, por jo të dorëzohej kaq lehtë. Gabimet në mbrojtje të kuqezinjve u shfrytëzuan mjaft mirë nga Çelsi, që shënoi 3 herë me Fofana, Aubamejang dhe Xhejms.

Armando Broja u fut në fushë në minutën e 75-të, por pa mundur të linte shenjë edhe këtë herë. Çelsi ka marrë fitoren e parë në grup, kurse Milani ka pësuar humbjen e parë.

Juventusi feston nje nga golat e Rabiot. Gazeta Si, 5 tetor 2022

Juventusi më në fund ka fituar në Champions. Torinezët mundën 3-1 izraelitët e Makabi Haifa, me dy gola të Rabiot dhe një gol të Vlahoviç. Rezultat surprizë ishte barazimi 1-1 i PSG-së në Portugali ndaj Benfikës.

Mançester Siti sigloi një fitore të thellë ndaj Kopenhagen, 5-0, ku nuk do të mungonte dopiata e Haland. Skuadra e Guardiolës kryeson grupin me pikë të plota, ashtu si dhe Reali, që sot mundi 2-1 Shakhtarin

Liga e Kampionëve
Sot
Lajpcig-Selltik 3-1
Salcburg-D.Zagreb 1-0
Benfika-PSG 1-1
Çelsi-Milan 3-0
Juventus-Makabi Haifa 3-1
M.Siti-Kopenhagen 5-0
Real Madrid-Shakhtar 2-1
Sevilja-B.Dortmund 1-4


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë