Futboll

Milani do ‘hakmarrje’ ndaj Çelsit, Broja ëndërron golin edhe në Champions

Gazeta Si – Luhen sot gjysma e ndeshjeve të katërta në grupet e Ligës së Kampionëve. Janë ndeshjet e kthimit të atyre që u zhvilluan në xhiron e tretë, ku spikat Milan-Çelsi. Të dy ekipet kanë nga 4 pikë pas 3 ndeshjeve të para në grupin që kryesohet nga Salcburgu me 5 pikë.

Kampionët e Italisë synojnë sot ‘hakmarrjen’ për humbjen 3-0 në Londër. Trajneri Stefano Pioli dhe lojtarët kuqezi kanë folur për një tjetër Milan, ndërsa ‘arma’ plus e tij do të jetë ‘San Siro’ i mbushur plot.

Nga ndeshja e pare mes Milanit dhe Çelsit. Gazeta Si, 11 tetor 2022

Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, pas golit në kampionat pak ditë më parë, ëndërron të shënojë edhe në Ligën e Kampionëve, nëse trajneri Poter do t’i japë minuta mbrëmjen e sotme.

Është një ndeshje e veçantë për Brojën në fakt. Nëse do të jetë në fushë, ai do të jetë i vëzhguar special, sepse gjatë merkatos ka pasur shpesh zëra për një interesim të Milanit për sulmuesin shqiptar.

Luan sot edhe Juventusi, që ka nevojë patjetër për fitore në fushën e Makabi Haifa.

Champions, ndeshjet e 4-ta në grup
Sot, ora 21
Kopenhagen-Mançester Siti
Makabi Haifa-Juventus
Ora 21:00
Milan-Çelsi
Selltik-Lajpcig
D.Zagreb-Salcburg
B.Dortmund-Sevilja
PSG-Benfika
Shakhtar-Real Madrid


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë