Futboll

Milani dhe Pioli arrijnë akordin për rinovimin, nesër firma dhe zyrtarizmi

Është vetëm çështje orësh njoftimi zyrtar për rinovimin e kontratës mes Milanit dhe trajnerit Stefano Pioli. Sot ka pasur kontakte të tjera mes palëve dhe kanë mbetur për t’u saktësuar vetëm detajet e fundit në lidhje me kohëzgjatjen dhe shifrat e kontratës së re. Gjithçka duket gati për zgjatjen e saj.

Nuk është se pritej fitorja në Madrid për t’u dhënë një asist pronarëve të Milanit, por edhe ajo ka ndikuar sigurisht. Stefano Pioli është konfirmuar lideri i vërtetë i këtij Milani dhe klubi është gati ta zgjatë “martesën”.

Trajneri Stefano Pioli dhe Ibrahimoviç. Gazeta Si, 25 nentor 2021

Rinovimi ishte në ajër prej javësh, pas nisjes shumë të mirë të sezonit nga ana e kuqezinjve. Kontrata e Piolit skadon në 2022-shin dhe në fakt drejtuesit e Milanit nuk kishin arsye pse të nxitonin. Për më tepër, Pioli nuk ka asnjë plan të largohet nga Milanelo, por përshpejtimi i procedurave të rinovimit është edhe një lloj vlerësimi logjik nga ana e pronarëve.

Trajneri ka bërë një punë shumë të mirë dhe në këtë sens, edhe koha e rinovimit ka rëndësinë e vet. Nesër pritet të vijë edhe zyrtarizimi nga ana e klubit të Milanit, që do të zbulojë edhe detajet e kontratës së re.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë