Futboll

Milani dështon me Salernitanën, humb rastin e artë për vendin e dytë

Gazeta Si – Milani humbi shansin e artë për vendin e dytë, duke barazuar 1-1 me Salernitanën në një ndeshje poshtë nivelit mesatar. Një hap i gabuar për kuqezinjtë.

Skuadra e trajnerit Stefano Pioli ka shpërdoruar një mundësi shumë të mirë për t’i marrë Interit vendin e dytë. Në ndeshjen përmbyllëse të javës së 26-të të Serisë A, kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se barazimi. Ata mbajnë vendin e katërt, pas Interit dhe Lacios në klasifikim.

Zhiru gjate ndeshjes. Gazeta Si, 13 mars 2023

Në ‘Meazza’ Maignan mbajti Milanin në lojë, duke bllokuar sulmuesin Dia që u gjend i vetëm përballë tij. Zhiru shënoi me kokë në shtesën e pjesës së parë dhe u duk se kuqezinjtë po shkonin drejt ditores, por kaq nuk mjaftoi.

Dia barazoi shifrat në minutën e 61-të, pas një asisti perfekt të Bradaric. Në fund, portieri Oçoa ndali sulmet e Ibrahimoviçit me shokë, duke bërë që Salernitana të bëjë një surprizë të madhe në transfertë. nuk mungoi tensioni mes lojtarëve në minutat e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë