Futboll

Milani akord me sulmuesin Origi, kontratë 3-vjeçare me 3.5 mln euro në sezon

Gazeta Si - Divok Origi mund të konsiderohet që tani një lojtar i Milanit. Sulmuesi i Liverpulit, të cilit i skadon kontrata në qershor, ka arritur akordin me Milanin për 3.5 milionë euro në sezon. Kontrata do të jetë për tri vjet, me opsionin për ta zgjatur edhe për një vit tjetër.

Marrëveshja mund të quhet e mbyllur dhe tani pritet vetëm firma dhe njoftimi zyrtar. Thelbësor në këtë akord ishte pranimi i klubit italian për të rritur ofertën, që në fillim ishte 3 milionë euro. Te Liverpuli sulmuesi belg përfitonte 4 milionë.

Divok Origi. Gazeta Si, 11 prill 2022

Trajneri Stefano Pioli ka siguruar kështu edhe përforcimin e dytë për sezonin e ardhshëm pas Adli, i blerë që verën e kaluar, por i lënë ende te Bordo. Shumë afër mbylljes janë edhe bisedimet për mbrojtësin e Lilës, Botman.

Lojtari në fjalë ka refuzuar ofertën e Njukasëllit dhe duket se dëshiron vetëm Milanin, që duhet të arrijë edhe akordin me klubin francez për kartonin dhe formulën e mundshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë