Futboll

Milan mund Napoli-n dhe e parakalon në klasifikim

Nga Gazeta Si – Kuqezinjtë fituan 2-1 ndaj Napoli-t në “San Siro” duke e kaluar në krye të klasifikimit, aty ku është edhe Roma.

Tre skuadrat kanë nga 12 pikë por kuqezinjtë kanë golevarazh +6 ndaj +5 të kampionëve në fuqi dhe +4 të kryeqytetasve.

Sfida u zhbllokua shumë shpejt, në 3-të, Pulisic kalon mbrojtjen e Napolit dhe kroson në shtyllën e dytë për Saelemaekers, i cili nuk gabon.

Kuqezinjtë mbrohen mirë ndërsa Napoli krijon pak. Në 31’ vendasit dyfishojnë kur Fofana shërbeu për Pulisic, që mposhti Meret, i ndihmuar edhe nga devijimi i Juan Jesus.

Pas pushimit u shfaq një Napoli tjetër. Estupiñán shkakton faull ndaj Di Lorenzo-s.

Arbitri akordon penallti ndërsa e verdha për Estupinian shndërrohet në të kuqe pas verifikimit në VAR.

De Bruyne realizon nga pika e bardh për dhe ringjalljen e Napoli-t.

Minutat e fundit iu pwrkasin të kaltërve, që godasin edhe një shtyllë të jashtme me Neres, por Milani reziston deri në fund.

Heroi i fitores ishte edhe një herë Pulisic që shërbeu për golin e pare dhe shënoi të dytin. Kuqezinjtë tani ëndërrojnë madhështinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë