Ibrahimovic mbetet një siguri, por po i afrohet 40 viteve dhe rinovimi nuk po vjen. Projekti i Gazidis është ajo për të rinisur nga të rinjtë. Ja përse drejtuesit kuqezinj janë duke u informuar për të tentuar sulmin për një nga profilet më interesantë mes sulmuesve europianë, Marcus Thuram, i biri i ish-mbrojtësit të Juventus Lilian, e për Memphis Depay, sulmuesin holandez të Lion. Objektivi është për të gjetur një sulmues që mund të luajë me Ibrahimovic e, në të ardhmen ti marrë vendin.
Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, Milan i është shtuar shumë skuadrave të tjera prestigjioze në garën për të marrë francezin, duke përfituar nga kontaktet e shpeshta me menaxherin e tij Mino Raiola. Thuram ka një kontratë me Borussia Monchengladbach deri në 2023 e vlerësimi për të arrin mbi 30 milionë euro. Nga Spanja, mbërrin edhe lajmi për ndërhyrjen e kuqezinjve në tratativën, që dukej një hap nga përfundimi, mes Barças e Memphis Depay. Holandezi është në skadencë kontrate në qershor me Lion e ka bërë të qartë se nuk do të rinovojë. Francezët kanë mundësinë ta shesin në janar, për të mos e humbur me parametër zero. Vështirësitë ekonomike të Barcelonës mund të favorizonte ndërhyrjen e kuqezinjve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.