Massimiliano Allegri është trainer i ri i Milan. Blitz i suksesshëm nga Igli Tare që bindi me një kontratë 3 vjeçare trainerin livornez. 5 milionë euro të garantuara në sezon plus 2 bonus në varësi të rezultateve. Allegri kthehet në Milanello ku punoi nga vjeshta e vitit 2010 deri në Janarin e 2014. Tare fitoi konkurencën me Napoli-n që e donte si pasues të Antonio Conte-s. Traineri toskan merr vendin e portugezit Sergio Conceiçao pas 11 viteve nga dita e fundit në si “rossonero”. Allegri e drejtoi Milan-in në 178 ndeshje (91 fitore, 49 barazime, 38 humbje për 303 gola të shënuar e 178 të pësuar). Ai fitoi titullin në sezonin 2010-2011 dhe Superkupën e Italisë në 2011.

Ndërkohë 771 km më në jug, Aurelio De Laurentis nuk humb kohë dhe konfirmon Antonio Conte-n te Napoli për të vazhduar projektin e nisur. Presidenti bindi trainerin e titullit të 4 në historinë klubit duke ju përgjigjur pozitivisht të gjitha kërkesave të tij. Pornari i “partenopei” ra dakort për rritjen e pagës aktuale (6 milionë në sezon) si dhe për afrimet në merkato (të paktën 6 lojtarë kualitativë plus De Bruyne, për një skuadër konkuruese në Champions). Pa harruar përmirësimet në qendrën sportive në Castel Volturno, për ofrimin e kushteve të denja për një klub evropian. Përgjigjia e Conte-s do të marrë disa orë por te Napoli kanë sigurinë për vazhdimësinë. Me Conten dhe De Laurentis nga “Scudetto” në Champions.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.