Një Milan i çmendur dhe ekipet e mëdha angleze që nuk gabojnë, kështu mund të përshkruhet me pak fjalë raundi i pestë i Europa League në fazën e grupeve. Në ndeshjet e orarit 18:55 kanë ndodhur surprizat më të mëdha dhe rezultatet më spektakolare. Milan përballë modestëve të Dulanzh ka qenë sfida me befasitë më të mëdha. Kuqezinjtë kanë rrezikuar shumë në këtë ndeshje vendimtare për kalimin e grupin, pasi u gjendën për disa çaste në disavantazh, por në fund ia dolën të përmbysnin gjithçka dhe të merrnin me vetë një fitore më shumë vlerë.
Fitorja 5-2 në këtë sfidë e ka ndihmuar skuadrën e Gattuso-s të mbajë vendin e dytë në grup dhe të shkëputet me tri pikë nga vendi i tretë që mbahet nga Olympiakos. Këta të fundit, janë mundur 1-0 në fushën e Betis, që ka siguruar kualifikimin nga Grupi F.
Sakaq, Arsenal ka fituar Grupin E falë fitores 3-0 të marrë në Ukrainë ndaj Vorskla Poltava, duke evituar çdo surprizë të mundshme. Me këtë fitore “topçinjtë” kanë siguruar kualifikimin si ekipi më i mirë në grup, ndërsa skuadra tjetër e këtij grupi që ka siguruar kualifikimin është Sporting, që ka mundur 6-1 Qarabag jashtë fushe.
Në grupin A, Leverkusen, që ishte e kualifikuar, ka fituar grupin pas barazimit 1-1 ndaj Ludogorets. Edhe zviceranët e Zurich, gjithashtu janë kualifikuar, pas fitores 2-1 në shtëpi ndaj grekëve të AEK Larnaca.
Në grupin B Slazburg ka fituar derbin e Red Bull duke mundur 1-0 skuadrën e Leipzig dhe një kohësisht ka siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në grup. Në vendin e dytë shumë pranë kualifikimit ndodhet Celtic që ka mposhtur në shifrat 1-0 Rosenborg.
Në grupin C Zenit kryeson Grupin C, duke u rikonfirmuar pas fitores 1-0 kundër Copenhagen. Sakaq në këtë grup mbetet hapur gara për vendin e dytë pas fitores 2-0 nga Bordeaux në shtëpi kundër Slavia Prague.
Në grupin D, Dinamo Zagreb mban kreun dhe një gjë të tillë e arrin edhe pas një barazimi 0-0 në fushën e Fenerbahce, që gjithashtu është kualifikuar për më tej, duke përfituar nga barazimi mes Anderlecht dhe Trnava.
Në grupin H, Lacio e kualifikuar është mposhtur befasisht nga Apollon në transfertë me rezultatin 2-0. Ndërsa kryesuesit e këtij grupi, Enitraht kanë shkatërruar Marsejën 4-0.
Në grupin I çdo gjë mbetet e hapur për raundin e fundit. Genk ka barazuar me Malmo, duke u ngjitur në krye të grupi, ndërsa Beshiktash pas fitores me Sarpsborg shton shanset për kualifikim.
Në grupin J, Kransnodar është në krye të grupin me 12 pikë pas fitores me Aksihar, ndërsa Sevilja ka komplikuar çdo gjë me humbjen në transfertë me Standard Liezh. Tashmë do duhet ndeshja e fundit në këtë grup për të përcaktuar se cila skuadër do të vazhdojë më tej.
Në grupin K Dinamo Kiev është kualifikuar pas fitores me Astana, ndërsa Rene do duhet të presë raundin e fundit për të prerë biletën për më tej.
Në grupin L londinezët e Chelsea nuk ka zhgënjyer sërish, duke marrë një fitore shumë të thjeshtë përballë PAOK në shifrat 4-0. Ndërkohë fitorja 2-0 e BATE në shtëpi kundër MOL Vidi i ka dhuruar vendin e dytë vendasve.
Tabela e rezultateve:


Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




