Bologna ndëshkoi Milan-in në Finale duke fituar “Coppa Italia-“, trofeun e parë madhor prej vitit 1974. Dan Ndoye ishte autori i golit të vetëm në “Stadio Olimpico” në Romë kur përfitoi pas një topi vakant në zonë të cilin e dërgoi në fund të rrjetës. Sukses që i garanton Bologna-s një vend në Europa League sezonin e ardhshëm ndërsa Milan që nuk e fiton Kupën e Italisë prej vitit 2003 duhet të presë ende për një vend në kupat e Evropës. Kapiteni skocez i Bologna-s, Lewis Ferguson (që më herët ka luajtur për Hamilton dhe Aberdeen) provoi të gjente portën jashtë 16 metrave të fundit, por gjuajtja e tij përfundoi mbi traversë.

Ndërsa Lukasz Skorupski ndaloi dy herë Luka Jovic dhe Milan-in nga një distancë e afërt. Në fund, helveti Ndoye ishte heroi që i dha Bologna-s, Kupën e 3 të Italisë pas 51 viteve. Dy të parat, kuqeblutë i kishin fituar në vitet 1970 dhe 1974. Një sukses i rëndësishëm edhe për trainerin Vincenzo Italiano që kihste humbur 3 finale në 2 sezonet e fundit te Fiorentina. Ai zëvendësoi verën e shkuar, Thiago Motta-n që shkoi te Juventus për tu shkarkuar në Mars nga “Zonja e Vjetër”.

Akoma më i rëndësishëm ky triumf për Bologna-n por të shohësh se Juventus, Inter, Napoli dhe Lazio kanë fituar çdo edicion të Kupës prej vitit 2008. Kjo ishte ndeshja e 51 mes Milan-it dhe Bologna-s dhe pas mbrëmjes së djeshme, kuqeblutë rregjistrojnë 8 fitore, kuqezinjtë 32 dhe 11 ndeshjet e tjera kanë përfunduar në barazim. Ndërsa këtë sezon ishte përballja e tretë ku pas fitores në fazën e parë (2-1), Bologna fitoi edhe Finalen e Kupës. Ndërsa Milan fitoi vetëm sfidën e fazës së dytë (3-1) 5 ditë përpara Finales në Romë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.