Shendet

Mikrobet rezistente ndaj antibiotikëve po pushtojnë edhe Europën

Sipas një studimi të fundit, tashmë mikrobet rezistente ndaj antibiotikëve po përhapen edhe në spitalet e Europës. Një tjetër lloj ilaçi i quajtur “karbapenemë”, i cili përdorej kur një infeksion nuk mund të mjekohej me ndonjë medikament tjetër, nuk jep më efekt.
Sipas studiuesve nga Instituti Sanger (një institut jo-fitimprurës i gjenomikës dhe gjenetikës në Britani), përhapja e sëmundjes “Klebsiella pneumoniae” rezistente, është jashtëzakonisht shqetësuese. Ata paralajmëruan gjithashtu se edhe medikamente nuk janë efektive, për shkak të mënyrës unike se si bakteret riprodhohen në trupin e njeriut.

Çfarë është Klebsiella pneumoniale
Kjo baktere mund të jetojë natyrshëm në zorrë, pa shkaktuar probleme tek njerëzit e shëndetshëm. Megjithatë, në çastin kur trupi nuk është mirë, mund të infektojë mushkëritë duke shkaktuar pneumoni të rëndë, meningjit, ose çarje të lëkurës. Rezistenca ndaj antibiotikëve, ka rritur gjashtëfish numrin e vdekjeve kudo në botë. Studiuesit tregojnë se edhe karbapenemi, ilaçi që kuronte sëmundjet e shkaktuara nga Klebsiella pneumoniale, nuk ka më efekt.
“Diçka shumë alarmante për mjekësinë është se këto baktere tashmë po bëhen rezistente ndaj njërit prej antibiotikëve kryesorë të linjës së fundit. Infeksionet po shoqërohen me një shkallë të lartë të vdekshmërisë dhe është tepër shqetësuese që po shohim rreth 2000 vdekje më shumë se në 2015 dhe nëse nuk merren masa, atëherë ky numër do vazhdojë të rritet,” tha Sophia David nga Instituti Sanger.
Sipas saj vetëm në Europë, vdekjet nga ky bakter janë rritur nga 341 në 2007 në 2.094 deri në 2015, duke vazhduar me një rritje edhe në vitet më pas.
Studimi i madh që tregoi mbi rezistencën e bakterit Klebsiella pneumoniae, përfshiu rreth 244 spitale nga Irlanda deri në Izrael. Studiuesit analizuan ADN-në e bakterit nga mostrat që morën tek personat e infektuar.
“Gjetjet tona nënkuptojnë që spitalet janë vendi kryesor o transmetimit të baktereve nga një person tek një tjetër. Fakti që ne shohim të njëjtat klone me rrezik të lartë në shumë spitale të ndryshëm në Evropë gjithashtu, tregon se ka diçka të veçantë në lidhje me bakteret,” tha Dr David.

Studimi i cili u publikua në revistën “Natyrë Microbiology”, tregon se ky bakter mund të vazhdojë të përhapet ose të zhvillojë edhe baktere të tjera.
Ekspertët shtojnë se dy baktere mund të riprodhohen me njëra tjetrën në një varg të shkurtër të informacionit gjenetik (ADN-së) të quajtur plazmid. Plazmidet janë molekula ADN-je kromozomike ekstra, rrethore, të dallueshme nga genomi bacterial normal. Plazmidet dhe tip të tjerë vektorësh klonimi u përdoren nga eksplorueset e projektit “Te Genomit Human” për të kopjuar gjenet dhe pjesë të tjera të kromozomeve për të gjeneruar material identik të mjaftueshëm për studime të mëtejshme.
Të dhënat treguan se kjo gjë bën që bakteri Klebsiella Pneumoniae, të jetë rezistent ndaj medikamenteve, duke pasur aftësinë të kalojë në të gjithë trupin nëpërmjet gjakut.

Por çfarë mund të bëhet më tej?
Sipas ekspertëve mënyra më e mirë për të shmangur këto baktere që janë rezistent ndaj medikamenteve, është t’i shmangim sa më shumë ilaçet dhe frekuentimin e spitaleve.
"Ne jemi optimistë se me një higjienë të mirë spitalore, e cila përfshin identifikimin e hershëm dhe izolimin e pacientëve që mbajnë këto baktere, ne jo vetëm që mund të vonojmë përhapjen e këtyre patogjenëve, por edhe t'i kontrollojmë ato me sukses. Ky hulumtim thekson rëndësinë e kontrollit të infeksionit dhe mbikëqyrjes së vazhdueshme gjenomike të baktereve rezistente ndaj antibiotikëve për të siguruar që ne të luftojmë, përhapjen e rezistencës ndaj antibiotikëve,” tha Hajo Grundmann, pedagog i gjenetikës në universiteti i Freiburgut./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë