Gazeta Si – Edhe pse tërheqja e ujit ka nisur që prej të martës, tokat në Shkodër dhe Lezhë vijojnë të jenë nën pushtetin e ujit pas rreshjeve të shiut që kanë rënë përfshirë veriun e vendit ditët e fundit.
Rruga e Obotit në Shkodër ka prezencë uji 60 cm, është e kalueshme vetëm me mjetet e ushtrisë, ndërsa në Lezhë ka ende disa akse të bllokuara.
Rreth 2.735 hektarë tokë janë nën ujë në të dyja qarqet. Në Shkodër, janë përmbytur 1.435 hektarë tokë në total.
Në njësinë administrative Ana e Malit, janë nën ujë 850 hektarë tokë, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan dhe Oblikë.
Po ashtu, 100 hektarë tokë është e përmbytur në fshatrat Mushan, Shirq dhe Pentar.
Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura 135 hektarë tokë, në njësinë administrative Guri i Zi 150 hektarë tokë nën ujë dhe në njësinë administrative Bërdicë 200 hektarë tokë. Autoritetet lokale bëjnë të ditur se në total janë evakuuar 16 familje në këtë qark.
Ndërsa në territorin e Qarkut të Lezhës, janë të përmbytura 1.300 hektarë tokë. Në fshatin Kakarriq, ka prezencë të ujit në 4 banesa, edhe pse niveli po vazhdon të ulet.
500 hektarë tokë janë të përmbytura në fshatin Torovicë të njësisë administrative Balldre, kurse 800 hektarë tokë ndodhen nën ujë në njësitë administrative Dajç dhe Blinisht.
Rruga që lidh fshatin Torovicë me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla.
Edhe rruga në Piraj është e pakalueshme për mjetet e vogla për shkak të prezencës së ujit.
I pamundur është kalimi edhe në rrugën që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




