Ka ndodhur

Mijëra fara kanabisi, armë dhe fishekë në banesën e 59-vjeçarit në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 1381 fara të dyshuara si e bimës narkotike cannabis sativa, 3 armë gjahu pa leje dhe 21 fishekë arme gjahu dhe ka vënë në pranga poseduesin.

Në kuadër të operacionit  “GREEN SEED 2” u arrestua Lame.K  59 vjeç, banues në fshatin Këllëz, Gjirokastër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën 1381 fara të dyshuara si e bimës narkotike cannabis sativa, 3 armë gjahu pa lejet përkatëse dhe 21 fishekë arme gjahu, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë