Atlanta United (MLS) njoftoi transferimin e Enea Mihaj që firmosi deri në vitin 2028. Ai është përforcimi i parë i skuadrës amerikane që e mori shqiptarin në parametra zero pas përfundimit të kontratës me FC Famalicão në Portugali. Atje Mihaj luajti si titullar në 81 nga 82 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha kompeticionet. Ndërsa 64 nga 72 ndeshjet si titullar u rregjistruan në 3 sezone në Primeira Liga. Me Shqipërinë, Mihaj është grumbulluar 19 herë. Ai e filloi karrierën te Panetolikos GFS nga ku u transferua te PAOK me të cilin debutoi edhe në Evropë. Në sezonin 2021-2022 në “UEFA Conference League” Mihaj luajti 7 ndeshje titullar ndërsa PAOK mbërriti deri në ¼ finale. Pas Myrto Uzunit (Austin), Mihaj bëhet një tjetër kuqezi në “Major League Soccer”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.