Motosport

Mick Schumacher zgjedh numrin 47, dedikim special për të atin Michael

Numërimi mbrapsht drejt Çmimit të Madh të Bahrejnit ka filluar për Mick Schumacher me “festimet” për ditëlindjen e tij të 22. Sidoqoftë, është e vështirë për pilotin gjerman ti lejojë vetes shpërqendrime në prag të një hapi kryesor në karrierën e tij: debutimin e tij në Formula 1 me të gjitha rreziqet që lidhen me profesionin e me trashëgiminë shumë të rëndë të babait të tij Michael. Të cilit Mick “i dedikon” – sipas shpjegimit – zgjedhjen e numrit të makinës së tij.

“Vendosa të vrapoj me 47-ën për disa arsye, të cilat e bëjnë atë numrin tim ideal. Numri im i preferuar është 4. E gjej veten në të gjitha kuptimet e tij: përgjegjësi, etja për dije, vendosmëri. 7 përkundrazi është për tim atë. Është numri që ai zgjidhte gjithmonë. Jo më pak e rëndësishme, fakti që është totali i titujve të tij botërorë. 4 dhe 7, bashkë, përbëjnë një unitet dhe një lidhje mes nesh. Dhe fakti që shuma e datave të ditëlindjeve të familjes sonë japin si një shumë 47 ende përfaqëson për mua një konfirmim të gjithë kësaj”.

“Hera e parë që pata 47 në makinën time ishte gjatë një prove me Ferrari në Fiorano në 2018 dhe pastaj përsëri në seancën time të parë të provave të lira në një Grand Prix. Mbaj mend që fansat e mi në mediat sociale nisën të bënin hipoteza mbi zgjedhjen time dhe isha i lumtur kur zbulova se ata ishin në rrugën e duhur: ata thanë që 4 do të thoshte ‘për’ (‘katër’ në anglisht lexohet si ‘për’, ed) dhe që 7 ishte për Michael. Dhe është e drejtë: 47 do të thotë për Michael”.

Kuptimin e thellë dhe emocional Mick e zbuloi në faqen e tij personale. Kujtimi i shtatë titujve të fituar nga Michael në harkun e njëmbëdhjetë sezoneve midis 1994 dhe 2004 (dy me Benetton, pesë – radhazi – me Ferrari), një rekord i barazuar vitin e kaluar nga Lewis Hamilton. Vetë Ferrari e uroi atë me një foto të Mick me një uniformë të kuqe: tani për tani “vetëm” si një anëtar i Ferrari Driver Academy. Në të ardhmen, kush e di …!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë