“Jam vërtetë shumë i emocionuar, do më duhet ndonjë ditë kohë që ta kuptoj që jam bërë kampion i kësaj kategorie. Jam vërtetë krenar që jam me këtë skuderi ku mësova shumë, i detyrohem shumë”. Me këto fjalë Mick Schumacher, piloti gjerman i team Pramac, në përfundim të GP të Sakhir, ka shprehur emocionet e tij për titullin kampion në F2. Schumi Junior mori 215 pikë në total, 14 më shumë se rivali më i afërt. Edhe skuderia me të cilën garonte, Prema, u shpall kampion, duke kompletuar një sezon të suksesshëm.
“Ky sezon ishte shumë i vështirë, të gjithë ishin në nivel të lartë drejtimi, insistova nga fillimi në fund, u mundova të përmirësohem së bashku me skuadrën e ky është motivi për të cilin arritëm të fitonim titullin. Kjo e sotmja nuk ishte një garë e madhe, por i detyrohem skuadrës për këtë kampionat.
E di që të fitosh në këto kushte do të ishte sot shumë e vështirë, shumë agresiv në frenim dhe me këtë komprometova gomat. Ilott kishte një ritëm të mirë dhe unë u mundova të mbaja timin për të vazhduar të shkoja përpara, por pastaj për mua ishte e pamundur të vazhdoja kështu me ato goma dhe vendosa të futesha në boks. Kisha frikë por në fund shkoi mirë dhe jam kampion”, përfundoi Mick Schumacher.
Vitin e ardhshëm e ardhshëm Mick do të garojë në Formula 1 me Haas. Sot Grosjean lajmëroi se nuk do të garojë në garën e fundit të dielën e ardhshme, duke mos rrezikuar rikuperimin e djegies që pësoi një javë më parë. Grosjean i jep lamtumirën Haas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




