Gazeta Si – Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 74 vite burg për 7 prej të pandehurve të dosjes “Metamorfoza”, të akuzuar për vrasje me pagesë, grup të struktuar kriminal e deri shtrirje të ndikimeve në drejtësi, duke përfshirë shefa policie dhe prokurorë.
Për të gjithë të akuzuarit llogaritet edhe ulja e një të tretës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ata akuzohen për planin e vrasjes për Kleant Musabelliun, Ibrahim Licin dhe Dorian Duli. SPAK ka kërkuar gjithashtu konfiskimin e pasurive të Oltion Bistrit, me një vlerë të prej 1.3 milionë euro.
Të pranishëm në seancë ishin Edmond Preka dhe Oltian Bistri.
Sipas burimeve zyrtare, Prokuroria ka kërkuar 15 vjet burg për Behar Brahovic, 14 vjet burg për Pëllumb Gjokën, 11 vjet burg për Edmond Prekën, 10 vjet burg për Asmer Bilalin, 9 vjet burg për Ardit Hasanbegajn, dhe 6 vjet burg për Xhevahir Litën, të cilët akuzohen për vepra penale që lidhen me organizata kriminale dhe veprimtari të paligjshme.
Procesi gjyqësor pritet të vijojë me fjalët përfundimtare të mbrojtjes dhe më pas me vendimin e trupit gjykues.
SPAK akuzon biznesmenin Pëllumb Gjoka, se në bashkëpunim me Behar Bajrin dhe Edmond Prekën, kanë kryer vrasjen e Gjin Boriçit dhe kanë siguruar kushtet për vrasjen e Kleant Musabelliut, Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit.
SPAK thotë se ata u ndihmuan edhe nga ish-shefi i krimeve në Shkodër, Ardrit Hasanbegaj, që u jepte informacione.
Teksa hetimet treguan edhe se Pëllumb Gjoka e Behar Bajri kishin korruptuar ish-prokurorin Xhevahir Lita dhe ish-shefin e forcave operacionale Oltion Bistri.
Konkretisht SPAK kërkon:
15 vite burg për Behar Bajrin
14 vite burg për Pëllumb Gjokën
11 vite burg për Edmond Prekën
10 vite burg për Asmer Bilalin
9 vite burg për Ardit Hasanbegajn
6 vite burg për Xhevahir Litën
9 vite burg për ish-shefin e Operacionales Oltion Bistri
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.