Gazeta Si - Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për lënien në masën e sigurisë “arrest me burg” për Gjergj Cukalin, Emiljano Shullazin dhe 10 të pandehur të tjerë pas mega-operacionit të SPAK "Metamorfoza 3", ku u goditën 7 grupe kriminale.
Në burg do të qëndrojnë, Besian Xhixha, Drianto Bardhi, Gjergji Cukali, Enver Diva, Blerim Abazi, Satilno Basho, Albert Zaja, Emiljano Shullazi, Dejvis Bajramaj, Armando Ndreca, Robert Laçi dhe Naim Stafuka.
Tër gjithë akuzohen se janë pjesë e grupeve kriminale që u goditën nga SPAK përgjatë një operacioni që zgjati dy ditë (17-18 maj).
Të akuzuarit kundërshtuan vendimin e GJKKO-së, por togat e zeza kanë rrëzuar kërkesën e tyre. Ndërkohë ankimimi i Besian Xhixhës dhe Enver Divës nuk është pranuar nga Apeli i GJKKO-së.
Ata janë në hetim si anëtarë të bandave të rrezikshme kriminale të godituara nga megaoperacioni i SPAK në maj të këtij viti, në të cilin u firmosën 50 urdhër arreste. Pjesa më e madhe e këtyre fletë-arresteve nuk janë ekzekutuar ende.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.