Treg

Metalet dhe materialet e ndërtimit vijojnë rritjen. Shqipëria ende e pa prekur

Çmimet e materialeve të ndërtimit në tregjet botërore po vazhdojnë me ritmin rritës që nisi me hyrjen e vitit 2021.

 Bakri, krahasuar me vitin 2020 është rritur me 90%, mbështetur kjo edhe në qëllimin  e përbashkët global për një ekonomi jeshile dhe të pastër. Kështu, bakri është një ndër përçuesit më të mirë të energjisë së ripërtëritshme.  Deri në vitin 2060, pritet që çmimi i bakrit të dyfishohet përsëri.

Gjithashtu, çeliku pati një rritje të vrullshme në tregjet europiane, kur në fakt ka qenë gjithmonë një material  me vlerë mjaft të ulët përshkak të tejmbushjes së tregut me të.

Tregu i materialeve të ndërtimit dhe lëndëve të para në përgjithësi mori trajektoren për në qiell që nga pandemia, gjë që nuk ndodhi me tregjet e tjera.

Ekspertët thonë se në fakt rritja e vlerës së këtyre metaleve do të shtrentojë edhe vlerën e një sanduiçi që ne hamë gjatë pushimit të punës.

Të njëjtët ekspertë thonë se në fakt një treg në rritje do të ndihmojë apo dëmtojë vendin sipas marrëdhënies import-eksport të këtyre lëndëve.

Shqipëria është një vend  me kapacitet të ulët të shfrytëzimit dhe nxjerrjes së lëndëve të para dhe pjesa më  e madhe e materialeve janë të eksportuara.

Nga raporti i fundit i Instat,  në vendin tonë çmimet e këtyre materialeve nuk kishin patur luhatje, as rritje as ulje. Por nga të dhënat e tregut nga gazeta "SI", këto çmime janë rritur nga tremujori i parë i 2021 në të dytin nga 30-60%.

Ndonëse, Shqipëria ka vazhdimisht aktivitet ndërtues, nuk e ka prekur ende vala e tregjeve europiane. Gjithashtu vetë sektori  ndërtimit përbën kontribut të madh në ecurinë ekonomike të vendit tonë dhe njëkohësisht interesi në këtë treg mbetet i lartë edhe nga konsumatorët, që ndodh të mos jenë vetëm nga Shqipëria.

Burime:Bloomberg/CNBC/Instat


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë