Politike

Meta “zbret” në Vlorë: Të rinjve, tu japim mundësinë të mos ikin

Presidenti Ilir Meta “ka zbritur” në terren, duke zhvilluar një bashkëbisedim me studentë të Vlorës,  të cilët studiojnë brenda dhe jashtë vendit.

“Ndamë shumë ide të çmuara për domosdoshmërinë e angazhimit të tyre energjik, në të gjitha fushat e jetës, për t’i dhënë Vlorës shkëlqimin dhe krenarinë e merituar.

Të dëgjojmë zërin e të rinjve dhe të bëjmë çdo përpjekje për t’ju krijuar të gjitha shanset dhe mundësitë për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt në Atdheun tonë”, shkruan Meta në Facebook duke e shoqëruar edhe me foto nga takimi.   


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë