Politike

Meta: Tirana, lavatriçe e pastrimit të parave, SPAK nuk ka dënuar asnjë   

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp tha se Tirana është kthyer në një lavatriçe gjigante pastrimi parash.

“Pastrimi i parave të pista ‘ulëret’ në Tiranë. Tirana është kthyer në një lavatriçe gjigante pastrimi parash. Zgjidhja është që ligji të veprojë me ashpërsi dhe në kohë në mënyrë që të ndalohet falimenti i biznesit.

SPAK, struktura më perfektë për të mos ndëshkuar, asnjë pastrues parash nuk është ndaluar e jo më të dënohet. Janë bllokuar hetime për të ndihmuar në pastrimin e parave. SPAK nën drejtimin e Dumanit, parti e jashtëligjshme prokurorësh nën drejtimin e Ramës”, tha Meta ndër të tjera


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë