Politike

Meta-Pendarovksi: Do bashkojmë përpjekjet për çeljen e negociatave

Gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Sarajevës, presidenti Ilir Meta ka takuar homologun e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovksi.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Meta shkruan se të dy vendet duhet të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor.
“Kënaqësi e veçantë të takoja Presidentin e Maqedonisë së Veriut, z.Stevo Pendarovski. Të dy vendet tona duhet të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor. Duhet të përfitojmë nga ky momentum mjaft pozitiv që ka krijuar Marrëveshja e Prespës, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut”, shkruan Meta në “Facebook”.
Po ashtu, Meta përcjell edhe një mesazh për palët politike në Shqipëri. Presidenti Meta thotë se në Shqipëri ka kaluar sot një muaj nga dekreti i tij për anulimin e 30 qershorit dhe askush nuk do të arrijë një zgjidhje gjithëpërfshirëse, që do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme.
“Ndërkohë sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot që nga dekreti për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arritjen e një zgjidhje gjithpërfshirëse që forcon besueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira e të ndershme.
Po kështu ishte kënaqësi të konstatoja vendosmërinë e Presidentit Pendarovski për të bashkëpunuar dhe përfshirë opozitën në dialog për çështjet themelore të shtetit dhe demokracisë”, shkruan ndër të tjera presidenti Meta.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2367856436593949/?type=3&theater

Kreu i shtetit ndodhet në Sarajevë që nga dita e hënë ku po merr pjesë në Samitin e Sarajevës.

Por Meta poston nje video të veçantë nga Jahorina e Bosnjës me të cilën ka zgjedhur të bëjë edhe një përshëndetje për gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Presidenti shihet së bashku me qenushin Darko. Ai thotë se mezi pret që Darko të takohet me Sashën, macen e tij të cilën e përshendet nga Bosnja.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/452842538889310/?__xts__[0]=68.ARDSB6bbCvmX06dl1Y4Ugh8VwMdngQhzeHN-8hlAEORLESyD1MDIFcMXFOgPo4Ch5LrEpp0l3kPJDmfCUglNcfeoU9bY1R_ORO-kkvTU3YjLVuxvU3kPgAxc67hj2FUBFJ5LoHcnCN4yLyWWb6kRsjB8HZc46-5E8W7tJuzX3lg0yi3BPaLu5FiqAqnkrhlNPCzYvFxTNYLP90kuhuocU9_IUcqaun97nu2VXKShfRbXK2uDv3GpYDqnOLIUeZ2mh06sV_eBEuw1LSjKvoMHwatdwBlR70f7ichHd3eLyyP1_FR5yQqGD8OZ1j5XMGdeWtXCvzrmaxQplF7ovyXbBw5I3TeqsV-zQK1yh3k2&__tn__=-R


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë