Në dy postime brenda katër orësh, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i është kthyer gjuhës së ashpër krejtësisht politike dhe asfare presidenciale.
Në një postim më të hershëm të ditës së sotme, Meta shkruante për përmbysje demokratike me 25 Prill, ndërsa në një postim më të vonë, Meta rriti tonet.
“Shqipëria nuk futet dot në thes nga një çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë. Harrojeni! Më 25 prill 2021, Shqipëria në dorë të shqiptarëve!”, shkruan Ilir Meta, një postim që nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga kryeministri Edi Rama.
“Ke të drejtë Ilir, Shqipëria nuk futet dot në thes, shumë mirë e paske thënë! Prandaj boll e përdore Presidencën e Republikës si thes për atë farë LSI-je dhe Presidentin e Shqipërisë si gojën e shqyer të atij thesi!”, shkruan Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.