Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se rrugët në Shqipëri janë 6-7 herë më të shtrenjta se në vendet e Ballkanit dhe të Evropës.
“Nuk është aspak çudi që Shqipëria nuk përfiton nga projektet evropiane”.
“Përveç se çfarë vjedh Rama me buxhetin e shtetit, inceneratorët që nuk ekzistojnë, me rrugët që janë 6-7 herë më të shtrenjta se në vendet e Ballkanit dhe të Evropës, e që rrëzohen siç u rrëzua rruga e Ersekës. Janë të të paktën 3.3 miliardë euro që nuk hyn fare në buxhetin e shtetit, që i merr Rama e banda e vet në dogana e tatime.
Nuk është aspak çudi që Shqipëria nuk përfiton nga projektet evropian, Rama nuk dëshiron të ketë tendera por të vjedhë dhe të grabisë taksat e shqiptarëve duke ndërtuar rrugën 5-6 herë më të shtrenjta se vendet e rajonit”, tha Meta.
Sa i përket planeve të opozitës pas muajit gusht, presidenti i PL-së u shpreh se: “Aksioni ynë është i gjithanshëm. Aksioni ynë ka të bëjë me mbështetjen e të gjithë protestave dhe denoncimin e të gjithë këtij korrupsioni skizofrenik, që i kushton rëndë çdo qytetari të vendit tonë, do të përqëndrohet edhe tek 5 prioritetet, sepse i jep zgjidhjeve problemeve që ka vendi”, u shpreh Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.