Ilir Meta, Edi Rama dhe Sali Berisha dolën që të tre mbrëmjen e së enjtes në “prime time” në tre intervista të dhëna në tre televizione të ndryshme. Mes morisë së deklaratave të bëra, ra në sy këndvështrimi i secilit prej tyre sa u takon rolit të ndërkombëtarëve.
Meta e trajtoi rolin e përfaqësuesve ndërkombëtarë në Tiranë para, gjatë dhe pas 30 qershorit, Rama iu referua qëndrimit të vendeve të Bashkimit Europian sa i takon hapjes së negociatave, ndërsa Berisha u ndal tek qëndrimi i ndërkombëtarëve sa i takon propozimit të opozitës për reformën zgjedhore.
Meta: Ndërkombëtarët u bënë palë, e ndonjëherë palaço që të vriteshin shqiptarët
Rama: SHBA lobon për hapjen e negociatave
Berisha: Borchardt është me Ramën
Presidenti Ilir Meta foli për Opinion në TV Klan, Kryeministri Edi Rama për Real Story në News24 dhe ish-Kryeministri Sali Berisha për Ora News.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.