Kompania Meta e ka prezantuar një seri të re të softuerit, gjerësisht të njohur si robotë, që e imiton të folurën e njeriut përmes teksteve apo zërit.
Këta robotë do të kenë “personalitet” dhe do të specializohen në disa fusha të caktuara, siç janë pushimet apo këshilla për gatim.
Kjo është një tjetër përpjekje e Meta-s që të jetë konkurrente në garën mes kompanive të teknologjisë për të prodhuar inteligjencë artificiale më të saktë dhe më të personalizuar.
Në një ngjarje të organizuar në Kaliforni, Mark Zuckerberg tha se bobotët janë ende duke u perfeksionuar.
“2023 ka qenë vit fantastik për inteligjencën artificiale, tha Zuckerberg.
Ai ka thënë se ideja është që të krijohen robotë që nuk dizajnohen vetëm për t’iu përgjigjur pyetjeve.
“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me kërkesa për përgjigje. Robotët do të kthehen në argëtim”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.