Kompania Meta njoftoi se po prezanton një veçori të re përkthimi në aplikacionin e saj të mesazheve, WhatsApp, me qëllim lehtësimin e komunikimit mes përdoruesve që flasin gjuhë të ndryshme. Ky funksion i ri vjen në ndihmë më shumë se 3 miliardë përdoruesve aktivë të platformës në mbarë botën.

Fillimisht, përkthimet do të jenë të disponueshme në gjashtë gjuhë për pajisjet Android dhe në 19 gjuhë për iPhone, ndërsa Meta ka paralajmëruar se do të shtohen edhe gjuhë të tjera në të ardhmen.
Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë në blogun e saj, përkthimet e mesazheve janë krijuar për të mbrojtur privatësinë e bisedave.
“Për këtë arsye, përkthimi kryhet në pajisjen tuaj dhe WhatsApp nuk ka akses në përmbajtjen e tyre.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



