Meta sapo ka prezantuar versionin më të fundit me Al Llama, të quajtur Llama 4 Scout dhe Llama 4 Maverick. Meta tha se Llama është një sistem multimodal i AI.
Llama 4 është një grup i ri modelesh të AI që do ta bëjë Meta AI më të zgjuar në aplikacione si WhatsApp, Instagram dhe Messenger.
Sistemet multimodale janë të afta të përpunojnë dhe të integrojnë lloje të ndryshme të dhënash, duke përfshirë tekstin, videon, imazhet dhe audion, dhe mund të konvertojnë përmbajtje në këto formate.
Meta tha në një deklaratë se Llama 4 Scout dhe Llama 4 Maverick janë modelet më të avancuara deri më tani dhe më të mirat në klasën e tyre për multimodalitetin. Meta shtoi se Llama 4 Maverick dhe Llama 4 Scout do të jenë softuer me kod të hapur. Bëhet e ditur se kompanitë e mëdha të teknologjisë kanë investuar në infrastrukturën e Inteligjencës Artificiale (AI) pas suksesit të ChatGPT të OpenAI, i cili ndryshoi peizazhin e teknologjisë dhe nxiti investime. Meta planifikon të shpenzojë deri në 65 miliardë dollarë këtë vit për të zgjeruar infrastrukturën e saj të Al.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.