Teknologji dhe Inovacion

Meta po u jep prindërve më shumë mbikëqyrje në aktivitetet e fëmijëve në rrjetet sociale

Meta po shton mjete të reja mbrojtëse dhe monitorimi për adoleshentët në platformat e saj sociale. Të martën, Meta ka lajmëruar se për herë të parë, Messenger do të ketë kontrolle prindërore, si lajmërimi i prindërve kur fëmijët kanë qëndruar për një kohë të gjatë në Messenger.

Veçoritë vijnë pasi Meta (META) dhe platformat e tjera të mediave sociale përballen me presion të shtuar nga ligjvënësit mbi ndikimin që platformat e tyre kanë tek përdoruesit më të rinj, të cilët mund të jenë vetëm 13 vjeç kur regjistrohen në aplikacione.

Mjetet e mbikëqyrjes prindërore janë të ngjashme me ato që ekzistojnë tashmë në Instagram: Prindërit dhe kujdestarët mund të shohin sa kohë kalojnë adoleshentët e tyre në një bisedë, të shikojnë dhe të marrin përditësime në listën e kontakteve dhe të njoftohen nëse fëmija raporton dikë.

Në Facebook, Meta do të fillojë të shtyjë përdoruesit adoleshentë që të largohen nga aplikacioni pas 20 minutash.

Instagram gjithashtu do të ketë veçori të reja, që do lajmërojnë një adoleshent të mbylle Instagramin pasi ka kaluar shumë kohë duke e përdorur në darkë.

Përveç kësaj, Instagram po teston një veçori që kufizon mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me jo-ndjekësit. Përdoruesit duhet të dërgojnë tani një ftesë për t’u lidhur me dikë nëse nuk janë ndjekës dhe nuk mund të telefonojnë ose të dërgojnë foto, video ose mesazhe zanore derisa përdoruesi të pranojë kërkesën e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë