Politike

Meta: Një bankë e nivelit të dytë po tenton të bllokojë llogaritë e PL-së

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar në mbledhjen e Kryesisë së PL-së, se një bankë e  nivelit të dytë po bën tentativë për të bllokuar llogaritë bankare të Partisë së Lirisë.

Ai deklaroi se drejtoresha e një pike banke nuk ka pranuar të kalojë pagat e punonjësve të Partisë së Lirisë duke  krijuar, sipas tij, probleme artificiale.

Meta nuk përmendi se cila bankë është por tha se mund ta falimentojë brenda 24 orësh duke i kërkuar njerëzve të tërheqin llogartitë në atë bankë nëse situata përsëritet.

“Një bankë e nivelit të dytë po bën tentativë mafioze për të bllokuar lëvizjet në llogaritë bankare të Partisë së Lirisë, për të krijuar probleme artificiale me pagesat e administratës së PL-së.

Del një super zonjë dhe i thotë nga je ti. Jam përfaqësues i PL-së për të bërë veprime në emër të PL-së për shkak të llogarisë rrjedhëse që ka kjo parti. Këtu duhet të vijë presidenti i PL-së, por presidenti duhet të vijë pasi të shkojë në gjykatë, dhe meqë keni bërë ndryshime në statut. Dhe pasi të marrë vërtetim që është president, të shkojë dhe te noteri dhe në Lundër, pastaj të vijë ai këtu.

Petriti u tregua tropojan tolerant. Nuk dua t’i them emrin bankës se mund të falimentojë për 24 orë, duke iu bërë thirrje shqiptarëve të tërheqin të gjitha kursimet, ta falimentoj më keq se Suden.

E mora, si je…? O zoti president tha, kënaqësi e madhe. Ti e di i thash që jam president i PL-së, u thash se çke një drejtoreshë që s’e di që jam, kërkon të vijë unë të firmos për të paguar pagat e punonjësve të Partisë së Lirisë. Shkoj dhe në Lundër i thash unë se kam problem, kjo nuk është normale. Ai më dërgoi mesazh pas 3 orësh, më tha më vjen keq për këtë që ka ndodhur. Ua them juve dhe gjithëve, pa ekspozuar bankën, se s’dua të dëmtoj asnjë bankë. Nëse drejtori do mbante qëndrim tjetër, do u bëja thirrje të largojnë kursimet, se o është bankë që ka falimetuar përderisa si përgjigjet PL-së, nëse s’kjo nuk njeh Ilir Metën president, si do njohë Dea Nakon si qytetare.

Në emër të kujt i bëhet kjo bllokadë partisë së tretë parlamentare. Ja e bllokuan llogaritë e PL-së, do bllokojnë Ilir Metën, do fshehin aferën e detit, të Lulzim Bashës dhe Ramës…?”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë