Politike

Meta: Nikolla rrëzoi mocionin me debat, por në Itali ka interpelancë për deklaratat e Ahmetajt në RAI3

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, komentoi zhvillimet e të enjtes parlamentar ku u rrëzua edhe kërkesa e PD-së për mocion me debat me kryeministrin për emisionin e RAI3.

“Ndërkohë që Kuvendi i Shqipërisë rrëzon më dhunë kërkesën e opozitës për mocion me debat për Edi Ramën lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar nga Italia fqinje vjen lajmi se në parlamentin italian do të zhvillohet një interpelancë parlamentare mbi deklaratat e ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhënë për RAI3

Dua të përshëndetës protestën e sotme të opozitës para godinës së parlamentit dhe dënoj dhunën e narko-policisë ndaj qytetarëve duke përdorur edhe lëndë kimike.

Nuk ka asnjë surprize, policia është vënë në shërbim të drogës dhe narkotrafikantëve ku vetë shefat janë pjesë e trafikut të drogës dhe kanë marrë pjesë në atentat mafioze”, tha ndër të tjera Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë