Nga Azerbajxhani, ku merr pjesë në Forumin e 7-të Global me temë, “Një Politikë e Jashtme e Re”, presidenti Ilir Meta ka folur për kërcënimet e ditëve të sotme në botë.
Presidenti Meta, tha se, “pas më shumë se 70 vitesh nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, si dhe gati tre dekada pas Luftës së Ftohtë, sërish e ardhmja e rendit botëror duket e pasigurt. Kërcënime të reja nga terrorizmi ndërkombëtar po përhapen me të njëjtën shpejtësi si revolucioni teknologjik dhe siguria kibernetike po bëhet një sfidë e madhe për shoqëritë dhe vlerat tona”, – tha Presidenti Meta.
Ndërsa duke u ndalur në zhvillimet më të fundit pozitive në rajon, si anëtarësimi i Malit të Zi në NATO dhe zgjidhja e çështjes së emrit midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Meta shtoi se, “ato kanë gjeneruar një optimizëm të ri në rajonin tonë”.
Meta ka nënvizuar se “Shqipëria, me vullnet ndryshoi me 180° politikën e saj të jashtme me ambicien e qartë për t’iu bashkuar Aleancës Perëndimore në NATO dhe Bashkimin Europian”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




