Presidenti i vendit, Ilir Meta ka takuar përfaqësues të bizneseve agro dhe përpunimit ushqimor për shkak të situatës së rënduar në këtë sektor dhe mundësisë për bllokim të tregjeve nga lufta Rusi-Ukrainë.
Meta thotë se ai është angazhuar për të marrë hapat e nevojshme dhe për të nxitur institucionet për ngritjen dhe zhvillimin e këtij sektori.
“Kemi synim mbështetjen e plotë të produkteve “Made in Albania” në funksion të rritjes së konkurrueshmërisë së biznesit shqiptar sidomos në tregjet europiane dhe ndërkombëtare.”
Presidenti shprehet se takimi ishte i frytshëm dhe u fol shqetësimet mbi rritjen e kostove të prodhimit, uljen e konkurrencës dhe rrudhjen e prodhimit vendas, diskriminimin e tij të pashembullt krahasuar me importet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.