Kompania Meta, që zotëron Facebook dhe Instagram do të prezantojë këtë javë aplikacionin që do të rivalizojë Twitterin.
Ky aplikacion do të quhet “Threads” dhe do të lidhet direkt me Instagramin. Meta e përshkruan aplikacionin si “një aplikacion bisedash bazuar në tekst”.
Aplikacioni “Threads” do të jetë falas për të gjithë përdoruesit dhe nuk do të ketë kufizime në numrin e postimeve. Ndryshe ndodh me Twitterin, që javën e kaluar Elon Musk njoftoi se do të ketë kufizime për numrin e postimeve dhe do të kalohet me pagesë për të patur postime të pakufizuara.
Ky veprim është i fundit në një rivalitet midis shefit të Meta, Mark Zuckerberg dhe pronarit të Twitter, Elon Musk.
Aplikacioni “Threads” është i disponueshëm në Apple Store, në përshkrimin e së cilës thuhet se “Threads është vendi ku komunitetet mblidhen për të diskutuar gjithçka”.
Duket se aplikacioni “Threads” i Mark Zuckerberg mund të rivalizojë seriozisht Twitterin dhe synimi është që të tërheqë mjaft përdorues të zhgënjyer.
Duke qenë një aplikacion Meta, Threads gjithashtu do të grumbullojë të dhënat në telefonin tuaj, duke përfshirë të dhënat e vendndodhjes, blerjet dhe historinë e shfletimit. Aplikacioni pritet të lançohet të enjten.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



