Kreu i PL-së, Ilir Meta ka sulmuar ministrin e ri të Mbrojtjes, Pirro Vëngun. Në deklaratë për mediat, Meta është shprehur se Vëngu është një figurë e dyshimtë dhe se ministri i Mbrojtjes nuk mund të jetë dhe grek dhe shqiptar.
Meta tha se Vëngu vjen nga Porti i Durrësit dhe ka bërë një sërë shkeljesh të rënda ligjore dhe ka firmosur marrëzira.
“Është ministri i Mbrojtjes dhe nuk mund të jetë dhe shqiptar dhe grek. Nuk mund të ketë dy pasaporta. Është një figurë e dyshimtë se vjen nga Porti i Durrësit i Alabarit. Ka bërë shkelje të rënda ligjore dhe ka firmosur marrëzira”, tha Meta
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.