Nga Gazeta ‘Si’- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, ka folur për koalicionin që mund të krijojë Partia Demokratike gjatë zgjedhjeve.
Noka në emisionin ‘Open’ tha se PD do të jetë në koalicion shumë të madh opozitar dhe shtoi se kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kërkuar që të jetë në listën e hapur.
“PD do jetë në një koalicion tepër të madh opozitar. Jemi me PL, me Demokristianët, me FRD, me Legalitetin, me Republikanen, PBDNJ. Më 2023 kemi hyrë vetëm me dy parti në koalicion. Dera jonë është e hapur për çdo parti që ndihet opozitare. Meta kërkon të jetë në listën e hapur. PL dhe të gjithë opozitarët do ta gjejnë veten në koalicionin e PD-së.
Ata që bëjnë opozitë të opozitës janë me qeverinë. Partia e Bashës është Kapllan-parti. Jemi 16 parti në frontin e opozitës”, tha Noka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




