Politike

Meta heq dorë, letër OSBE-së për krizën: Jemi në moment kritik, ndërhyni

Presidenti Ilir Meta ka bërë një lëvizje të papritur, duke hequr dorë vetofrimi për zgjidhjen e krizës politike dhe i bërë një kërkesë zyrtare OSBE-së për të ndërmjetësuar me mazhorancën dhe opozitën.
Këtë lëvizje Meta preferoi ta paralajmëronte nga Durrësi, ku pas një aktiveti kushtuar nderimin të disa futollistëve të këtij qyteti, kreu i shtetit foli edhe për krizën politike në vend.
Duke e lidhur situatën me debatin aktual për prishjen e godinës së Teatrit, presidenti i etiketoi tre liderët kryesorë të partive, Ramën, Bashën dhe bashkëshorten e tij si tre artistë.

Meta duke folur nga Durresi

“Ajo që na shqetëson më shumë është ky Teatri i madh politik, absurd, i cili kërcënon që Shqipëria të dërrmojë çdo mundësi për të çelur negociatat në 17-18 tetor. Prandaj dhe njëherë iu bëj thirrje të gjithëve, në mënyrë të veçantë të tre artistëve t’i japin fund këtij absurdi të marrin masa për zgjedhjet vendore më 13 tetor sepse qytetarët shqiptarë kanë nevojë të kenë qetësi, normalitet, një qeverisje vendore të ligjshme dhe legjitime dhe po kështu që garanton llogaridhënie për të gjitha shqetësimet e tyre”, tha Meta.
Letra per drejtuesit e OSBE-së
Pas këtij qëndrimi nga Durrësi, Presidenca publikoi letrën që ia ka drejtuar zyrtarisht letër sekretarit të përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, ministrit të Jashtëm të Sllovakisë Miroslav Lajčák (që ka kryesimin e radhës) dhe Presidentit të Asamblesë së OSBE-së që të ndërmjetësojnë zgjidhjen e krizës në Shqipëri mes shumicës dhe opozitës.
Kjo letër është bërë publike, edhe pse një ditë më parë Meta takoi në zyrën e tij në Tiranë personalisht Greminger, ku i fundit kërkoi zgjidhjen e krizës brenda kornizës kushtetuese, në respektim të instituconeve demokratike.

Faksimile e letres se Metes


"Në cilësinë e Presidentit të Republikës, institucioni që përfaqëson unitetin e popullit shqiptar, do të doja t’i kërkoja zyrtarisht OSBE-së që të ndërmjetësojë një dialog politik gjithëpërfshirës në Shqipëri, me qëllim arritjen e një zgjidhje të gjithanshme, e cila të parandalojë përshkallëzimin e mëtejshëm e krizës aktuale politike, institucionale dhe sociale në vend. OSBE-ja është institucioni i duhur për ta ndihmuar Shqipërinë në këto çaste kritike", shkruan Meta në këtë letër.
Ndërsa më tej shkruan që sipas për tentativat e qeverisë për të kapur të gjitha institucionet në Shqipëri dhe se"sSiç ju kam njoftuar edhe në disa raste të mëparshme, kriza politike në Shqipëri po thellohet dita-ditës. Tensionet politike dhe shoqërore po rriten, ndërsa polarizimi mes palëve kundërshtare po përshkallëzohet gjithnjë e më tepër".
"Shqipëria aktualisht po përjeton një situatë të rrezikshme dhe të pashembullt politike, ku shumica qeverisëse nëpushtet kërkon të shtijë në dorë politikisht të gjitha institucionet e kontrollit dhe balancimit të pushtetit, ndërsa opozita kërkon delegjitimitetine institucioneve. Përshkallëzimi i mëtejshëm i krizës ka gjasa të ndikojë negativisht në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor e më gjerë. Këshilli Evropianpritet qëtë marrë një vendim më 17-18 tetor 2019 për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Mbetet ende i paqartë nëse do të merret një vendim pozitiv apo jo. Për më tepër, çdo përshkallëzim i krizës do të kompromentonte rëndë kredencialet e Shqipërisë si kryesuese e radhës e OSBE-së dhe aftësinë e saj për të drejtuar këtë organizatë në mënyrë të efektshme vitin e ardhshëm", thekson më tej presidenti.

Meta me Greminger

Kreu i shtetit në këtë letrën e sheh sërish zgjidhjen në realizimin e zgjedhjeve, por nuk e përmend në ketë letër të tij, dekretin e tretë të nxjerrë për të mbajtur zgjedhje lokale më 13 tetorit.
" Nga këndvështrimi im, zgjidhja e vetme e kësaj krize është mbajtja e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe gjithëpërfshirëse, gjithashtu të domosdoshme për kredencialet demokratike të Shqipërisë, të cilës i është besuar kryesimi i ardhshëm i Organizatës sonë… Në këtë prizëm, besoj se është në interesin më të mirë të OSBE-së që të angazhohet në mënyrë aktive për të zgjidhur dhe kapërcyer krizën në Shqipëri. Duke vepruar në këtë mënyrë, OSBE-ja do të forconte besueshmërinë e saj si një organizatë efektive rajonale e sigurisë dhe do të përfitonte nga investimi afatgjatë që është bërë për paqen dhe stabilitetin në Shqipëri dhe në tërësi, për Ballkanin Perëndimor", thuhet më tej në letër.

Presidenti thekson se shpreson se kërkesa e tij të shqyrtohet me kujdes dhe se sipas tij këtë situatë mund të zgjidhë Asambleja Parlamentare e OSBE-së, që ka eksperiencë në zgjidhjen e këtyre situatave. " Kjo e fundit është e përfshirë fort dhe e përkushtuar në promovimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor,e në veçanti në Shqipëri. Duke pasur parasysh rolin dhe rëndësinë e dimensionit parlamentar, besoj se Asambleja Parlamentare e OSBE-së duhet të përfshihet në një përpjekje të përbashkët ndërmjetësuese për zgjidhjen e krizës në Shqipëri", mbyll letrën presidenti.

Me këtë lëvizje, presidenti heq dorë nga ndërmjetësimi për të ulur në një tryezë palët, dy liderët Edi Rama të PS-së dhe Lulzim Basha të PD për zgjidhjen e krizës politike. Tashmë ai insiston në atë që cilësohet në gjetjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse.
Por këtij qëndrimi të mbajtur ka pasur një reagim të menjëhershëm të ministres së Shtetit, zëdhënëses së qeverisë, Elisa Spiropali, e cila e kontestoi aktin e Metës që i është drejtuar institucioneve ndërkombëtare.
“Baba Xhikja i paska kërkuar OSBE të bëhet arbitër mes palevee! Në fakt me atë letër ai paska pranuar thjesht që nuk është më as mbi palët, as mes paleeve po thjesht udhëheqësi i njërës palë. D.m.th s’është më President! Kurse letra mbetet si të tjerat:Export-Import Kafeje Qamili shpk”, shkruan Spiropali në rrjetet sociale.

https://twitter.com/elisaspiropali/status/1154731904857509888

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë