Gjiganti i medias sociale, Meta ka deklaruar se një grup hakerash, i lidhur me Iranin është përgjegjës për aktivitete keqdashëse në Whatsapp.
Ekipi i sigurisë i Meta-s kishte bllokuar një grup të vogël llogarish në Whatsapp që paraqiteshin si agjentë mbështetës për kompanitë e teknologjisë.
”Hetimi ynë e lidhi këtë aktivitet me APT42, një aktor iranian kërcënimi i njohur për fushatat e tij të vazhdueshme në internet që synojnë zyrtarë politikë, diplomatikë dhe figura të tjera publike”, tha Meta në një deklaratë.
”Aktiviteti keqdashës filloi në Iran dhe tentoi të synonte individë në Izrael, Palestinë, Iran, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar”, tha Meta.
Kompania tha se nuk kishte prova që të shënjestruarve u ishin komprometuar llogaritë e tyre.
Të hënën, agjencitë e shërbimit sekret amerikan thanë se Irani ishte përgjegjës për hakerimin e fushatës presidenciale të Trump, ndërsa Google tha se grupi i hakerëve APT42, i lidhur me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit, kishte akses në llogaritë e emailit që i përkisnin rreth një duzine zyrtarësh të fushatës zgjedhore demokrate dhe republikane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.