Drejtësia

Meta dekreton Sokol Ngresin për në Gjykatën e Lartë, rikthehet funksionaliteti i gjykatës

Presidenti Ilir Meta dekretoi të premten gjyqtarin Sokol Ngresi si anëtar të Gjykatës së Lartë.

Bashkë me Ngresin, Gjykata e Lartë bëhet me 13 anëtarë nga 19 anëtarë që duhet të ketë në total.

Në njoftimin e shpërndarë nga presidenca, thuhet se Meta ka vendosur të dekretojë pa vonesë emrin e  propozuar nga ana e KLGJ-së.

Nga e premtja Gjykata e Lartë gëzon kuorumin e nevojshëm (2/3 e anëtarëve) për t`u mbledhur dhe për të gjykuar në Kolegjet e Bashkuara.

Gjykata e Lartë, pas 5-vitesh në pamundësi për ta ushtruar këtë funksion themelor të saj, nga e premtja mundet të ndryshojë/unifikojë praktikën gjyqësore.

Ajo rikthehet në funksionalitet për të shqyrtuar çështje në Kolegje të Bashkuara dhe për të zgjidhur çështje që kanë nevojë për kuptimin dhe unifikimin e zbatimit të ligjit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë