Politike

Meta dekreton shkarkimin e Lleshajt dhe emërimin e Çuçit

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe Milva Ekonomin si ministre Bujqësie.

Vendimi i Presidentit është marrë këtë të enjte, ku njëkohësisht është dekretuar edhe shkarkimi i Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm dhe ai i Bledi Çuçit nga posti i ministrit të Bujqësisë.

Fill pas marrjes së lajmit që Presidenca ka dekretuar ndryshimet në Qeveri, Taulant Balla ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës dhe miratimin e menjëhershëm të tyre në seancën e kësaj të enjte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë