Gazeta Si – Ndoshta, sepse ata kanë qenë rivalë për dekada, dhe në një farë mënyre janë edhe tani në distancë (njëri është në Miami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tjetri në Arabinë Saudite), por fakti është se Lionel Messi humbi një penallti në çerekfinalet e Kupës së Amerikës kundër Ekuadorit.
Dhe më pas falënderoi portierin Dibu Martinez, i cili nuk ndalet së prituri gola të sigurt, duke e çuar skuadrën “Albiceleste” në gjysmëfinale.
Gjithçka ndodh në “Nrg Stadium” në Hjuston të SHBA-ve: Argjentina kalon në epërsi me Lisandro Martinez (‘35), barazimi vjen në minutën e 91-të nga Kevin Rodriguez.
Ndeshja shkon me penallti dhe Messi e nis i pari duke goditur mbi traversë. Më pas, Dibu Martinez shpëton dy goditje nga 11-metërshi radhazi, Otamendi shënon penalltinë vendimtare që kualifikon Argjentinën në turin tjetër (4-2).
Tani, kampionët e botës do të sfidojnë një mes Kanadasë ose Venezuelës në gjysmëfinale (në natën europiane mes 5 dhe 6 korrikut).
Ndryshe nga ajo që ndodhi me Cristiano Ronaldon me Portugalinë në Kampionatin Evropian, i cili gaboi nga pika e bardhë në kohën shtesë dhe më pas për të mos gabuar penalltinë e parë të serisë ndaj Sllovenisë, Messi nuk derdhi asnjë lot.
Sigurisht, ai u dëshpërua, mbuloi fytyrën me njërën dorë dhe me kokën ulur arriti në rrethin e mesfushës. Megjithatë, ai u ndje i lehtësuar për një tjetër sukses nga Dibu Martinez, i kthyer në një hero me pritjet e tij te Argjentina.
Me ndërhyrjet e tij në dhjetor 2022, ai i dha kombëtares së tij Kupën e tretë të Botës, pas atyre të vitit 1978, në turneun e luajtur në shtëpi dhe Meksikë ’86. Përtej shpëtimit të portierit të tij, trajneri Lionel Scaloni duhet të gjejë sërish ekipin që kërkon.
Argjentina u shfaq e lodhur, me pak ide. Të vendosur me një 4-4-2, me Nico Gonzalez ende si titullar, “Albiceleste” pësoi më shumë seç duhej.
Epërsia erdhi nga këndi i Messit, më pas “Pleshti” dështoi. Kush e di nëse në atë moment ai mendoi për rivalin e tij të “hidhur” CR7, i cili ndërkohë është në çerekfinalen e Euro 2024. Dhe sonte, e premte 5 korrik, ai sfidon Francën e Kylian Mbappé.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




